Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij ka vazhduar ankesat ndaj Perëndimit dhe Ukrainës.
Ai e ka ftuar Ukrainën të kthehet në negociata, por ka theksuar se qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se aneksimi i territorit ukrainas është tash i panegociueshëm.
Putin e ka përshkruar Perëndimin si ‘lakmitar’, duke thënë se do të shohë Rusinë si ‘koloni’ të tij. Prandaj, vazhdon ai, Perëndimi po bën ‘luftë hibride’ kundër Rusisë.
“Nuk duan të na shohin si shoqëri të lirë. Duan të na shohin si një tufë skllevërish. Ata nuk kanë nevojë për Rusinë. Ne na duhet Rusia!”, tha Putin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti rus përsëriti deklarat e tij se Perëndimi po tenton ta gjunjëzojë Rusinë, qysh nga rënia e Bashkimit Sovjetik.