13.05.2022 · përditësuar para 1542 dite1 min lexim
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes.
Leximi i bisedës telefonike nga Kremlini me Scholz erdhi pak përpara se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, t'u thoshte gazetarëve se mendonte se Rusia nuk kishte oreks as për bisedime për paqen dhe as për sigurinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Biseda e Putinit me Scholz-in gjithashtu e pa atë të përsëriste justifikimin e tij për pushtimin - i cili përmendet si "një operacion i posaçëm ushtarak" - dhe pretendoi se civilët që fshiheshin në fabrikën e çelikut në Mariupol mbaheshin nga forcat ukrainase.
Civilët ishin strehuar në fabrikën e çelikut për t'u fshehur nga sulmet ndaj qytetit nga Rusia.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.