Lajmet e fundit

Johnny Depp dhe gruaja e tij Amber Heard, kanë treguar afeksion ndaj njëri tjetrit teksa po ecnin në tepihun e kuq për premierën e filmit “The Danish Girl” në festivalin e filmit në Venice të shtunën.
Dyshja pozuan para fotografëve, e po ashtu e ndanë edhe një puthje romantike bashkë.
29 vjeçarja Heard dhe 52 vjeçari Depp, ishin për të gjitha komplimentet.
Aktori kishte veshur një smoking të zi, kurse Heard një fustan me lule të stampuara në një material të zi.
Filmi The Danish Girl, i cili qysh tani po merr shumë vlerësime, tregon historinë e Lili Elbe, e cila kishte lindur si Einar Ëegener. Elbe luhet nga fituesi i çmimit Oskar, Eddie Redmayne. Elbe njihet si njerëzit e parë që ka kryer operacionin e ndryshimit të gjinisë. Heard në film portretizon Oola Pauslon, një balerinë e cila është shoqe shumë e afërt me gruan e Elbe, rol ky që luhet nga Alicia Vikander.