Lajmet e fundit

Dashuri Hollywood-iane.
Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk kanë kaluar nnjë natë shumë romantike në njërën nga ndejat e kompanisë L’Oreal në Paris, e ata mesa duket nuk shqiteshin dot nga njëri tjetri.
Kjo është edhe paraqitja e tyre e parë zyrtare si çift në publik. Fotografët kanë arritur që të kapin një moment shumë romantik të tyre, një moment kur çifti ndau një puthje, transmeton Klan Kosova.
Irina dukej e mahnitshme në një fustan të kuq, me flokët e lidhura e me makiazh minimal, kurse Bradley ishte elegant si gjithherë, me smoking e me buzëqeshje në fytyrë.
Aktori dhe modelja e famshme, dikur e dashura e Christiano Ronaldos, po shënojnë një vit të lidhjes së tyre, për shkak se për herë të parë rreth dashurisë së çiftit u raportua në prill të vitit të kaluar.