Lajmet e fundit

Këngëtari Blake Shelton dhe këngëtarja Gëen Stefani, janë çifti më i ri ndër të famshëm.
Ata u treguan shumë të pasionuar karshi njëri tjetrit e të buzëqeshur vesh më vesh, në një restorant në Kaliforni, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Blake dhe Stefani janë bashkë që kur anëtari i jurisë në The Voice of Amerika u nda nga gruaja e tij. Ata madje dhanë edhe një performancë bashkë në shfaqjen e talenteve The Voice, duke i mbajtur duar njëri tjetrit. Publiku u mahnit nga ëmbëlsia e dashuria që përçonin.