Lajmet e fundit

Ajo kishte lule në kokë dhe pranverën në duar.
Beyonce po shijonte pushime idilike me familjen e saj në Mesdhe.
Këngëtarja ka bërë publike disa fotografi nga pushimet verore të saj me bashkëshortin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy, transmeton Klan Kosova.
Në serinë e fotografive Beyonce shihet duke e puthur but në buzë vajzën e saj përderisa që të dyja po mbanin në kokë kurora të ngjashme lulesh.
Beyonce gjithashtu ka pozuar duke bërë mimika qesharake, e në një fotografi ka vënë një lule në gojë.
34 vjeçarja po ashtu ka publikuar fotografi të familjes së saj në bordin e një jahti luksoz që kushton 900,000 dollarë, e të cilin po e shfrytëzojnë për pushime.
Në disa fotografi ajo shihet me bashkëshortin e saj reperin Jay Z, tek shijon rrezet e diellit dhe pamjen bregdetare.