15.01.2019 · përditësuar para 2739 dite1 min lexim
Pussycat Dolls po punojnë për të larguar këngëtarin R Kelly nga transmetimet digjitale si dhe në aspektin financiar.
Sipas TMZ, menaxhmenti i këtij grupi, Interscope, aktualisht po punon për të larguar këngën "Out Of This Club" me R. Kelly, nga të gjitha platformat e transmetimit.
Kënga - e prodhuar nga R Kelly - u publikua në vitin 2008.
Kjo vjen pas veprimeve të njëjta të Lady Gaga, Celine Dion dhe Chance The Rapper të cilët iu bashkuan lëvizjes #MuteRKelly, pas transmetimin të dokumentarit “Surviving R Kelly".
Lady Gaga kishte kërkuar falje dhe ka thënë se solidarizohet me gratë që supozohet të jenë abuzuar nga R Kelly.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.