Lajmet e fundit

Pushtetarët ushtarakë në Myanmar, falën, të enjten, 10 mijë të burgosur, në nderim të 76 vjetorit të pavarësisë së këtij shteti nga Britania.
Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur nëse ndonjë nga të liruarit përfshinë dikë nga mijëra të arrestuar politikë, që u prangosën për shkak të kundërshtimit të sundimit militar në vend.
Familjet dhe miqtë e të burgosurve u tubuan jashta qendrën Insein në Yangon - nje qendër kjo e njohur për dekada me radhë ku mbahen të arrestuarit politikë, për të pritur të afërmit e tyre, të cilët dolën me autobusë nga burgu.
Pos 9 mijë e 652 shtetasve të Myanmarit, kryesuesi i Këshillit Ushtarak të këtij shteti, gjenerali Min Aung Hlaing, fali edhe
114 të huaj, raportoi televizioni shtetëror, transmeton Klankosova.tv.
Nuk ka asnjë indikacion që në mesin e të liruarve është edhe Aung San Suu Kyi, ish kryeministrja dhe fituesja e mëhershme e cmimit Nobel, e cila po mbahet në izolim nga shkurti i vitit 2021, kur ushtria mori pushtetin në Myanmar. Ajo u dënua më 27 vjet burg, pas një serie të akuzave të motivuara politikisht.
Asociacioni për Ndihmë të të Burgorusve Politike ka bërë të ditur se të paktën 25 mijë e 730 veta janë arrestuar me akuza politike qyshkur ushtria mori pushtetin, kur janë vrarë edhe rreth 4 mijë e 300 civilë, përfshirë aktvistë pro demokracisë
Myanmar ishte koloni Britanike nga fundi i shekullit XIX dhe rifitoi pavarësinë më 4 janar 1948.