Lajmet e fundit

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se shkaku i vdekjes së aktivistit të Vetevendosje Astrit Dehari, është i dyshimtë, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në facebook, ai tha se Astriti do të duhej të ishte i sigurtë në burgun e Prizrenit pasi që ai menaxhohet nga shteti, madje duke shtuar se ai nuk do të duhej të ishte fare në burg, nëse “do të kishim drejtësi të papolitizuar”.
Ky është statusi i plotë i Gashit:
"Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet,nga pushteti qe e burgosi si terorist,apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone?
Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.
Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg,nese do te kishim drejtesi te pa politizuar.Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.
Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar,donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.
Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si "terorist " kunder shtetit te kapur nga pushteti.
Sot pasi qe Astriti nuk esht me ne mesin tone,pushteti le te krenohet se e ka nje terorist me pak...
Pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe e arestuan pa faj, ata qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye ...
Apo shkakun pse Astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson...dhe asnji ''expert '' kete here te mos e marr guximin qe vrasjen eventuale ta beje vetevrasje sic i kan vepruar ne disa raste...
Kujt ti besojm ne keto rrethana trishtuese ??? kete per momentin nuk e din askush per ''expert '' fjalen e fundit duhet ta jap familja".