Lajmet e fundit

“Pushteti – magjia, makthet dhe fundi i tij” nga Blendi Fevziu është promovuar në Prishtinë, dhe mori kritika pozitive nga të pranishmit në panel, gazetari Baton Haxhiu, Opinionisti Henri Çili dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Autori ka treguar që libri kishte filluar si një tregim në kohën kur ai ishte student, i intriguar nga eliminimi i Mehmet Shehut, dhe rënia e shumë pushtetarëve miq të tij.
Përmes një tregimi fiktiv të një djaloshi që zhvendoset në Stamboll dhe ballafaqohet me jetën aty, krijon karrierën e në fund shuhet, Fevziu tregon dilemat e pushtetit dhe raportin që njeriu ndërton me të.
“Momenti i parë është kur njeriu fillon të perceptoj pushtetin, i duket interesant dhe tërheqës. Pjesa e dytë, në qoftë se ti ke shansin që t’i hysh pushtetit, është deformimi që përjeton njeriu për ta mbajtur këtë pushtet, ndërsa faza e fundit apo mbyllja e pushtetit realisht janë pyetjet; Çfarë ishte produkti i pushtetit? Për çfarë i duhej njeriut ky pushtet?” ka thënë Blendi Fevziu gjatë promovimit të librit të tij në Prishtinë.
