Lajmet e fundit

“Nuk paska dhimbje ma t'madhe për nji nane se kjo! Rea jem, asnjëherë nuk kom mendu që unë kam me t’përcjell për n’banesën e fundit, mirëpo jeta paska pas plane tjera. Nuk ka fjalë që t’përshkrun sa e mrekullueshme je. Dashnia për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës”, ka shkruar nëna e saj.
Në njoftimin mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 26 korrik 2026, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku, përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore. /Klankosova.tv