Lajmet e fundit

Vetëm pak ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Leonora Jakupi dhe Gold Ag publikuan bashkëpunimin e tyre “Pushkë e Çifteli”.
Ky projekt që erdhi edhe me videoklip, filloi të pëlqehet menjëherë nga fansat e të dy këngëtarëve, madje edhe në youtube kjo këngë sot ka mbledhur mbi 1.4 milion shikime, njofton Klan Kosova.
Por, se kënga po pëlqehet jashtë mase, e ka vërtetuar edhe Gold Ag me një video që e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet në një klub nate në Zvicër teksa e ka kënduar këtë këngë.
Të gjithë njerëzit qe ishin aty për ta dëgjuar këngëtarin, këndojnë bashkë me të këngën e re të dyshes shumë të famshme në estradën shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BCnqAkwxTWP/?taken-by=arianagushi1986