Lajmet e fundit

Ai është drejtues i afirmuar i Formula 1 në vlerë prej 131 milionë funtesh, ndërsa së fundmi e fitoi edhe Grand Prix-in italian.
Bëhet fjalë për Lewis Hamilton, i cili ka zbuluar nga Monaco se si duken ditët e tij të lira, pasi ka postuar në Instagram një video që nxit zili, transmeton Klan Kosova.
Imazhet e ngjyrosura nga dielli, të xhiruara për 32-vjeçarin gjatë udhëtimit në principatën franceze, fillojnë me një xhirim nga lartësia të jahteve luksoze.
Kamera më pas fokusohet për tek jahti i madh ku Lewis po i shijonte edhe sportet e ujit. Për këtë mjet transportues me shtatë kabina dhe i cili mund të strehojë 12 mysafirë, Hamilton ka paguar hiç më pak se 765.000 funte për një javë.
https://www.instagram.com/p/BYxYuVzAnCv/?taken-by=lewishamilton