Lajmet e fundit

Vendimi i fundit i Qeverisë për masat anti - COVID liron nga paraqitja fizike në punë gratë shtatzëna.
Sipas të njëjtit, punëdhënësi obligohet që atyre t’u krijojë mundësinë të punojnë nga shtëpia.
Por këtë kërkesë të qeverisë nuk po mund ta zbatojë Lume Qita, e cila drejton çerdhen “Ardhmënia” në Prishtinë, ku janë katër gra shtatzëna.
Vendimin e Qeverisë edhe Sindikata e Arsimit po kërkon që ministria përkatëse, gjegjësisht ajo që drejton Arbërie Nagavci ta trajtojë me seriozitet.
MASHT ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë komunale të këtij dikasteri që të sjellin evidenca për numrin e të punësuarave shtatzëna nëpër shkolla, në mënyrë që ato të zëvendësohen me studentë të vitit të katërt të nivelit bachelor ose master të Fakultetit të Edukimit.
Sipas një përgjigje me shkrim nga MASHT, ky bashkëpunim i ministrisë me fakultetin e edukimit studentëve do t'u njihet si praktikë.
Sipas informatave që kanë dhënë komunat numri i të punësuarave shtatzëna në institucione arsimore në nivel vendi është 393 sosh.