Lajmet e fundit

Një kompani udhëtimi britaneze, arriti të bëhet e para në botë e cila bëri aventurat e pushimeve verore të organizuara nën akullnajat e Greenlandës.
Guximtarët ekstrem të cilët hargjuan afër 7000 euro në udhëtimin e tyre, notuan nën akullnajat gjigante për të përjetuar aventurën e tyre si asnjëherë më parë.
Çdo pikiatë, bazuar në Arktik, zakonisht zgjat deri në 45 minuta, e gjitha varet nga mundësitë e zhytësit për të qëndruar në ujë të ftohtë.
Ky trip interesant, është ideal për ata të cilët nuk kanë problem për thellësitë, dhe për të parë akuj të ndryshëm e për të qëndruar në të ftohtë, thonë avanturistët të cilët u vërtetua që mund ti përballojnë temperaturat e ulëta, përcjellë Klan Kosova.
Ata për DailyMail thanë që kjo është një mundësi e mirë për të eksploruar ujërat e pastërt blu përreth ishullit, e aty mund të marrin pjesë grupet deri në 12 persona por zhyten nga 10 përshkak të kushteve atmosferike të ujit dhe motit.