Lajmet e fundit

Punëtorët e Administratës Komunale i kanë bërë kërkesë komunës së Suharekës, për t'ju siguruar nga një shujtë ditore.
Ata po kërkojnë që shumë për një shujtë ushqimi të jetë në vlerë prej 3 euro e 50 cent, njofton Klan Kosova.
Kështu mbi 180 punonjës, sa janë gjithsej mund të përfitojnë pasi kërkesa e tyre është aprovuar.
Këtë vit kemi planifikuar buxhet dhe besoj që të gjithë punëtorëve do të ju jepet shujta siç parashihet në kontratë”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Vlera e kërkuar nga punonjësit për shujtën e ushqimit do të diskutohet nga asamblistët në seancën e muajit shkurt.