Lajmet e fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana" sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ujësjellësi i kryeqytetit thekson në njoftim se kjo gjendje do të vazhdojë deri në sanimin e problemit, transmeton Klankosova.tv.
Pa furnizim me ujë do të mbeten edhe rruga" Vicianum", "Bashkim Fehmiu" si dhe një pjesë e lagjes Kalabria.