Lajmet e fundit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët e lagjes ”Dodona”, ”Sofalia”, “Tasligje”, zona kah shkolla e Normales si dhe rrugët nga lagja ”Dodona” e deri te Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, se nesër duke filluar nga ora 08:00-17:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas zyrës për informim të ujësjellësit të kryeqytetit shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë në lagjet dhe zonat e lartëcekura janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve - sistemi i furnizimit me ujë në lagjen”Dodona” në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.