Lajmet e fundit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosova i ka dhënë fund grevës 24 orëshe.
Sipas tyre kjo grevë ka përfunduar me sukses, njofton kjo sindikatë, transmeton Klan Kosova.
Ata bëjnë me dije se të gjitha shërbimet janë kryer gjatë kohës së grevës dhe se raportet e realizuara tregojnë për një grevë të dinjitetshme.
Sindikata falënderon punëtorët dhe qytetarët për solidarizimin me këtë grevë, kurse kanë theksuar se sjella e Qeverisë ka qenë inerte.
Ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen në ditët në vijim për të marrë një vendim për hapat e mëtutjeshëm.
“Ne jemi në pritje, por nuk do të ndalemi”, bëjnë me dije ata.