Lajmet e fundit

Punëtorët në Kosovë punojnë në kushte të rënda të punës.
Madje edhe e gjejnë vdekjen teksa kujdesen për të fituar bukën e gojës për vete e familjet e tyre.
Që nga viti 2004, kur është formuar inspektorati i punës, janë regjistruar 125 viktima të cilët vdiqën në vendin tyre të punës.
Kjo shifër po vlerësohet e kobshme nga përfaqësuesit e BSPK-së të cilët duan kushte më të mira në sektorin publik e privat.
Kronikë nga Rozafa Selmanaj.