Lajmet e fundit

Punën e pezulluan, e autobusët i lanë në oborrin e ndërmarrjes.
Në këtë mënyrë këta punëtorë të “Trafikut Urban”, do të parandalojnë mbledhjen e bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.
Punëtorët po thonë se hallin e kanë tek pagat.
Arysen pse nuk e lanë të hyjë në ndërtesën e ‘Trafikut Urban”, nuk e di anëtari i bordit të kësaj ndërmarrjeje, Bashkim Ibrahimi.
Ky thotë se të premten erdhën për të diskutuar rreth ndërmarrjes, që për të, nuk është në gjendje të mirë financiare.
Por kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafa, mohon deklaratat e Ibrahimit.
Sipas tij, punëtorëve të “Trafikut Urban” për dy vite e gjysmë ua ka rritur pagat për 44%. Ndërkaq, thotë se në një shkresë të komunës, njoftohet se këta anëtarë nuk i kanë plotësuar kushtet për t’u pranuar në bord.
Kjo pasi që nuk kanë përvojë të mjaftueshme pune.
Por Ibrahimi thotë se ai u zgjodh në mënyrë legjitime në krye të ndërmarrjes, pa asnjë shkelje ligjore.
Ibrahimi tha se do vazhdojë të punojë në këtë ndërmarrje pavarësisht ngjarjes së të premtes.
Kronikë e Arbresha Fazliut.