Lajmet e fundit

65 punëtorë teknik dhe të sigurimit të Spitalit Regjional të Gjilanit që nga ora 08:00 e mëngjesit kanë hyrë në grevë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarurur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, Jusuf Azemi kërekësat e këtyre punëtorëve janë ngritja e pagës, pagesa e kontributeve ndaj tyre dhe implementimi i marrëveshjes kolektive.
Ai ka thënë se punëtorët e sigurimit marrin pagë 170 euro ndërkaq, ata teknik ku hyjnë pastruesit dhe mirëmbajtësit marrin pagë 220 euro derisa në bazë të kontratave pagat e tyre duhet të jenë 310 euro në bazë të kontratave që i kanë me kompanitë që i menaxhojnë ata.
Një shkelje tjetër sipas Azemit është edhe ajo që Spitali i Gjilanit për 8 vjet me radhë ia ka alokuar mjetet për kontribute kompanive që menaxhojnë me punëtorët mirëpo që kompanitë nuk i kanë kryer detyrimet ndaj punonjësve të tyre, njofton Klan Kosova.
Kjo i bie që spitali për këtë çështje i ka shpenzuar 150 mijë euro.
Ai ka kërkuar që pos kërkesave që kanë me këtë rast të merren edhe organet e hetuesisë.
Azemi ka potencuar se edhe pse këta punëtorë janë në grevë nuk do të lënë pa e kryer punën në repartin e Dializës dhe atë të Gjinekologjisë.