Lajmet e fundit

Punëtorët e sigurimit ne Universitetin e Prishtinës protestuan sot para rektoratit me kërkesën që t’ju njihet stazhi i punës së tyre, apo 0.5% e pagës së tyre.
Këta edhe pse janë punëtorë të një kompanie private këtë të drejtë po e kërkojnë nga rektorati.
Në protestë ishin prezent dhjetëra punëtorë, ndërsa përfaqësuesit e tyre janë futur në rektorat për të negociuar, njofton Klan Kosova.