Lajmet e fundit

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar sërish para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos marrjes së pagave për më shumë se një vit.
Përveç pagave, ata kërkojnë edhe kthimin e tyre në vendet e punës dhe miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Ibadete Hasani-Berisha, punëtore e Lotarisë, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, derisa u shpreh se punëtorët janë lënë në harresë dhe se janë në gjendje të vështirësi financiare, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se tashmë më shumë se një vit këta punëtorë nuk kanë marrë pagat, derisa kërkoi që qeveria sa më shpejt të miratojë ligjin për Lotarinë e Kosovës.