Lajmet e fundit

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 28 mars ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.
Sindikata e Lotarisë thekson në një reagim se nga ajo kohë nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për ta, ashtu siç është premtuar.
Për shkak të pakënaqësive rreth kësaj çështjeje ata kanë paralajmëruar edhe protestë të hënën më 01 korrik në orën 11:00 para ndërtesës së Qeverisë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës,
"Protesta e paralajmëruar është e para dhe do të vazhdohet të protestohet deri në përmbushjen e
kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës", thonë nga Sindikata e Lotarisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.