Lajmet e fundit

Pesë perfaqësues te fabrikës së Llamkosit nga Vushtria kane hyrë në takim me përfaqsuesit e bordit të AKP-së.
Ata kanë hyrë në këtë takim me shpresën se bordi i këtij institucioni do të plotësojë kërkesat e tyre të cilat janë pagesa për 13 paga që Agjencia Kosovare e Privatizimit u ka borxh rreth 470 punëtoreve të Llamkosit, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë para dyreve të kësaj agjencie po vazhdon protesta prej pjesëmarrësve të tjerë të cilët në mënyrë të organizuar me autobus kanë ardhë në kryeqytet.
Në rast se takimi në mes përfaqësuesve të Llamkosit dhe përfaqësuesve të bordit te AKP-së deshton, protestuesit do ta vazhdojnë kërkesën para objektit të Qeverisë.
Klan Kosova poashtu merr vesh se tre prej përfaqësuesve të cilët morrën pjesë në këtë takim u lejuan apo nuk u lejuan do të zhvillojnë një grevë brenda oborrit të AKP-së.
Ndërkohë protesta sikurse kjo e sotit, përfaqësues të fabrikës së Llamkosit kanë paralajmëruar prej të hënës pranë fabrikës në Vushtrri, njofton Klan Kosova.