Lajmet e fundit

Punëtorët e fabrikës "Llamkos" në Vushtrri në orën 11:00 do të protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kërkesa e tyre drejtuar AKP - së është kthimi i 13 pagave që kjo agjenci iu ka më shumë se 400 punëtorëve. Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës Enver Isufi borxhi i AKP-së ndaj punëtorëve është më shumë se 1 milion euro dhe se është borxh i mbetur nga gushti i 2008 deri në gusht të 2009, njofton Klan Kosova.
Isufi bëri të ditur po ashtu se një kërkesë tjetër do të jetë po ashtu rifunksionalizimi i fabrikës pasi ka 20 muaj që ajo është jashtë funksionit.
Kryesindikalisti i Llamkos-it tha se AKP-së do t`i japin një afat një mujor për t`ua kthyer borxhin por nëse qëllimi i tyre nuk arrihet do të dalin prapë në rrugë dhe me protetsa të vazhdueshme do t`i kërkojnë pagat e tyre, njofton Klan Kosova.