Lajmet e fundit

Pakënaqësitë që i kanë rreth vendit të punës i bënë bashkë këta punëtorë të KEK-ut.
Punonjësit e termocentralit ”Kosova B” po kërkojnë nga menaxhmenti që t’u plotësohen kërkesat që u’a kanë dorëzuar tash e sa kohë.
Por kërkesa kryesore e tyre është zbatimi i plotë i kontratës kolektive.
Një pikë tjetër e kontratës ka të bëjë me shëndetin e punëtorëve e cila sipas protestuesve nuk po zbatohet.
Por sipas zëdhënësit të KEK Edmond Nulleshi, shumica e pikave të kontratës kolektive tashmë janë realizuar.
Për këtë arsye për menaxhmentin e KEK-ut protestat e punëtorëve janë të paarsyeshme.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.