Lajmet e fundit

Punonjësit e Institutit Special në Shtime (ISSH) sot kanë hyrë në grevë.
Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime, të cilët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë specifike të drejtat e tyre në punë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) si dhe nga institucionet më të larta të vendit.
Ky inistitut njofton se pas shumë kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtave të cilat duhet t’i kenë, duke marrë për bazë rrethanat në të cilat punojnë dhe të drejtën e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminim në pagesa, punonjësit e ISSH-së kanë marrë vendim që përmes formave sindikate të realizojnë të drejtat e tyre edhe përmes grevës.
Kërkesat konkrete të punonjësve të ISSH-së janë si në vijim: