Lajmet e fundit

Sindikalisti i punëtorëve të Ferronikelit, Fehmi Nika ka thënë për Klan Kosova se do të vazhdohet me protesta paqësore derisa të arrihen qëllimet e punëtorëve.
Kjo pasi nëse nuk fillon prodhimi sa më i shpejtë i Ferronikelit, rrezikohen të mbesin papunë mbi 800 punëtorë, njofton Klan Kosova.
‘’Sa i përket menaxhmentit kërkesa jonë është të fitojmë prodhimin. Sepse nëse mbyllet fabrika, mbesin mbi 800 punëtorë të papunë. Me kërkesën e rrymës nuk e di deri ku kanë shkuar, por deri diku kanë përafruar qëndrimet por ende nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar.’’
‘’Jemi shumë skeptic ndaj vendimit të tyre. Kemi shumë dyshime që Ferronikeli do të pësojë mbyllje totale. Ne nuk i dijmë arsyet pse nuk fillojnë me prodhim’’
‘’Ne do të protestojmë gjithësesi. Me menaxhmentin kemi pasur dy dakime. Në njërin takim kanë qenë disa propozime të papranueshme për ne e në takimin e dyte ka pasur përafrime por jo asgjë konkrete.’’
‘’Ne do dalim nesër përsëri në protest, punëtorët do të vendosin për fatin e tyre. Është interes i joni që Ferronikeli të fillojë prodhimin.’’, njofton Klan Kosova.