Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani është takuar sot me një grup të specialistëve të papunë, të fushave mjekësore, të cilët i njoftoi me angazhimet e Qeverisë së Kosovës për punësimin e tyre.
Gjatë takimi i cili erdhi pas protestave të specialistëve, Rrahmani iu tha atyre se ka marrë mbështetejen e ekzekutivit dhe të kryeministrit Isa Mustafa, si dhe konfirmimin e Komisionit Parlamentër për buxhet dhe financa të Kuvendit të Kosovës, që në buxhetin e rishikuar do të lejohen mjete financiare për punësimin e përkohshëm të tyre në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Numri një i shëndetësisë në vend poashtu i ka njoftuar ata se ka disa muaj që ministria që ai drejton ka qenë e preokupuar së pari me evidentimin e saktë të specialistëvë të papunë, profilet e tyre dhe gjetjen e mundësive për anagazhimin e tyre.
Rrahmani deklaroi se ndarja e buxhetit për angazhimin e përkohshëm të tyre në punë, i kontribuon ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, zhvillimit të shkathtësive profesionale të specialistëve dhe ngritjes së mirëqenies sociale, transmeton Klan Kosova.