Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry muajin e kaluar theu këmbën e djathtë teksa ecte me biçikletë në “Tour de France”.
Për të shuar kureshtjen e gazetarëve, Kerry ka postuar në rrjetin social Twitter një foto të tij në spital.
Departamenti i Shtetit tha se Kerry bëri një ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk dihet ende se kur do të dalë nga spitali, transmeton Klan Kosova.
E ndërsa zëdhënësi i Kerry nuk dinte si t’u përgjigjej gazetarëve, vetë ai ka shkruar në Twitter: “Ndihem mirë një javë pas operacionit. Bisedë e mirë sot me ambasadorin Rice dhe skuadrën e Departamentit të Shtetiit. Puna vazhdon”.