Lajmet e fundit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që puna në gjykata të reduktohet dhe do të vazhdoj vetëm për shërbime esenciale dhe se kjo listë do të miratohet sot.
Kjo vjen pas vendimit të djeshëm të qeverisë që gjykatësve dhe prokurorëve t’iu ulen pagat, njofton Klankosova.tv.
KGJK-ja dhe kryetarët e gjykatave mbrëmë i kërkuan Qeverisë së Kosovës që menjëherë ta anuloj vendimin në lidhje me uljen e pagave të tyre.
“Këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë nga KGJK-ja, njofton Klankosova.tv.
KGJK-ja ka paralajmëruar masa të reja nëse deri më 8 dhjetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin e sotëm në lidhje me pagat.