Lajmet e fundit

Pulla më e re postare u prezantua në Bashkësinë e Popullit të Zotit, për nder të Javës së Reformacionit, njofton Klan Kosova.
Drejtuesit e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës bënë me dije se kjo pullë po e vendos Kosovën në hartën e shteteve që po bëjnë të njëjtën gjë për nder të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant.
Me këtë rast po kërkohet edhe më shumë paqe e harmoni ndërfetare.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se Posta përmes pullave të tilla e ka për qëllim promovimin e kulturës kosovare.
Ai përmendi edhe pullën e "Nënë Terezës" lëshuar nga Posta e Kosovës e që u vlerësuar si më e bukura në botë.
Përndryshe në dizajnin e kësaj pulle postare të punuar nga Fidan Bejtullahu, shihen personazhet dhe objektet historike që ishin bartëse të Reformacionit Protestant.
Në të shihet Martin Luther, Familja Qiriazi dhe motrat Sevastia e Parashqevi. E në sfond të këtyre figurave është Kongresi i Manastirit dhe Shkolla e Vashave.
Kronikë nga Donika Gashi