Lajmet e fundit
Los Blancos janë duke e përcjellë me kujdes anësorin, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ta blerë gjatë verës, nëse Neymar heziton të ndërrojë ambient

Real Madrid beson se Christian Pulisic do të ishte zëvendësim i përkryer për Gareth Bale, nëse transferimi i Neymar dështon.
Anësori uellsian pritet të largohet nga kreqyteti spanjoll në fund të edicionit, pasi Mbretërit janë në kërkim të lojtarëve tjerë, më me potencë.
Dhe megjithëse Neymar është caku numër një i Real, nëse kjo nuk ndodhë, Pulisic do të ishte alternativë e mirë në brezin e 80 milionë eurove.