Lajmet e fundit

Të mërkurën në këtë në Sarnen është mbajtur një protestë kundër dëbimit të kosovarit, Jeton Dermaku i cili në këtë vend njihet për shitjen e pulave të pjekura.
Jeton Dermaku që ndryshe njihet si “Guggeli-Toni”, u bë i njohur në kantonin e Obwalden falë talentit të tij për të pjekur pula duhet të largohet nga Zvirca për shkak se atij iu është anuluar leja e qëndrimit e madje edhe ankesa të cilën e kishte bërë në Gjykatën Federale ka rezultuar pa sukses.
Por protesta e cila ishte paralajmëruar disa ditë më parë e për të cilën kishin shkruar edhe mediat zvicerane nuk rezultoi aq e suksesshme, transmeton Klan Kosova.
Në protestë në këtë qytet të vogël zvircran nuk kanë marrë pjesë më shumë se 20 persona. Protesta ishte organizuar para ndërtesës së administratës së Obwalden në Sarnen.
Madje e përditshmja zvicerane Neu Obwaldner Zeitung, ka shkruar se në përkrahje të pulëpjekësit kishin dalë vetëm bashkëatdhetarët dhe kolegët e tij.
Por, për mungesë të përkrahjes Guggeli-Toni ka një shpjegim.
“Jam i zhgënyer por mendoj që arsye pse nuk kanë dal më shumë njerëz është se ka qenë Festa e Pashkëve”, ka thënë Dermaku.
Dermaku për albiinfo.ch kishte thënë para protestës se po vazhdon betejën ligjore për të kundërshtuar dëbimin nga Zvicra.
“Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda”.
Portali albi.ch shkruar se deri tek kërcënimi për dëbim erdhi pasi që ai kishte parashtruar kërkesën për bashkim familjar. Ai akuzohet se për më tepër se një dekadë ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Dermaku kishte shkuar në Zvicër si azilkërkues e për ta devijuar një dëbim të mundshëm ai një vit më pas ishte martuar me një zvicerane 65 vjeçare. Por ai kishte edhe një grua tjetër në Kosovë me të cilën kishte tre fëmijë, me të cilën ishte ndarë në vitin 2005 për t'u rimartuar përsëri në vitin 2012. Autoritetet janë të mendimit se martesa me zviceranen ishte realizuar vetëm për qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.