Lajmet e fundit

Justina Shiroka-Pula, kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së ka uruar qytetarët e Republikës së Shqipërisë për përfundim të suksesshme të procesit zgjedhor.
Shiroka-Pula ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen dhe fitoren e kanditatëve të gruas në këto zgjedhje.
“Inkurajuese është fakti që gruaja në këto zgjedhje ka shprehur vullnetin dhe guximin për të garuar për të parën e bashkive karshi kandidatëve të gjinisë tjetër, gjersa edhe më trimërues është fakti i fitorës së së paku tetë kandidateve gra” tha Shiroka-Pula.
Ajo këto fitore i cilësoi si sukses dhe vlerë e demokracisë.
“Përzemërsisht uroj kryetaret e reja të bashkive, suksesi i tyre në zgjedhje dhe qeverisje me siguri se do të jetë model për të gjitha gratë në tërë hapësirën shqiptare”, përfundoi Shiroka-Pula.