Lajmet e fundit

Kryetarja e Gruas të Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, qytetarëve të besimit Islam ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke shpresuar se paqja, solidariteti, toleranca, urtësia dhe respekti për të gjithë njerëzit edhe të besimeve tjera të jenë vyrtyte që e karakterizojnë shpirtin e çdo qytetari.
“Dita e Bajramit të Madh, është festë e madhe për qytetarët tanë të besimit Islam. Vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili veçohet si muaj i sakrificës por edhe i solidaritetit ndërnjerëzor”.
Pula ka uruar për festën edhe drejtuesit e Bashkësisë së Fesë Islame “Urime për festën. Vazhdimi i kultivimit të vlerave që bashkojnë njerëzit, është misioni më fisnik në jetë”.