Lajmet e fundit

Edi Puka nga Alternativa ka bërë të ditur që sa i përket arsimit, ka nevojë të madhe për ristrukturim dhe përmendi problemin kyç që ajo thotë qëndron te shkolla profesionale, por tregon se qasja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa do të jetë gjithpërfshirëse, njofton Klan Kosova.
Pikë e programit të tyre për arsim ajo ka thënë se është edhe pajisja me internet.
“Qasja e koalicionit tonë do të jetë gjithpërfshirëse, pa dallim komune apo regjioni”, tha Puka në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ajo shtoi se ata do t’i përshtaten secilës specifikë, ndërkaq për pagat e mësimdhënësve, ajo bëri të ditur që nuk është shkruar në programin e tyre, por megjithatë ata synojnë zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Sa i përket universiteteve, ajo nuk tha se duhet të ketë universitete në çdo komunë por shtoi se së paku degët e këtyre universiteteve të shpërndahen ne vend.
Tutje, Puka foli edhe për mungesën e pedagogëve që është mangësi shumë e madhe në shkollat e Kosovës.
Qëllim tjetër i tyre do të jetë edhe decentralizimi i vendimmarrjes në nivel lokal në rast të ardhjes së tyre në pushtet.
Ndër shumë pjesë të programit ishte edhe sigurimi apo siç tha ajo, adaptimi i shtëpive ekzistuese.
Për më tepër, ajo përmendi përfshirjen e fëmijëve në teste të ndryshme ndërkombëtare në mënyë ata të jenë të gatshëm, pasi që kjo edhe i bën mirë sistemit arsimor të këtij vendi.
Puka u shpreh se ata janë përkrahës të përfshirjes së tyre në këto teste.
Ajo foli edhe për sistemin e menaxhimit ku ka bërë të ditur që përmes programit të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ata synojnë që të fuqizohet roli i shkollës në vendimmarrje.