Lajmet e fundit

Puff Daddy po dhuron 1 milion dollarë për Universitetin Howard, ku ai dikur ishte student aty.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, e bëri njoftimin së bashku me drejtorin e këtij Universiteti, Wayne Frederick, gjatë një shfaqje të tij, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se paratë do të shkojnë drejt krijimit të një fondi për bursa.
Ylli i muzikës, kaloi dy vjet në Howard, ai mori edhe një doktoratë nderi në vitin 2014.