Lajmet e fundit

Puerto Riko është duke u përballur me krizë pas uraganit të fuqishëm "Maria" i cili ka shkaktuar dëme të mëdha, transmeton Klan Kosova.
I gjithë vendi është ende pa energji elektrike, ndërsa thuhet se duhen muaj të tërë për riparimin.
Dërgesat e ushqimit, ujit dhe gjeneratorëve po fillojnë të mbërrijnë në portin kryesor në San Juan, i cili është rihapur.
Të paktën 13 njerëz kanë vdekur nga ky uragan.
Stuhia, e cila tani po shkon në ujërat e hapura të Atlantikut perëndimor, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha.