Lajmet e fundit

Skylar Grey e ka publikuar edhe një këngë të re, të titulluar “Kill For You” në bashkëpunim me Eminem, transmeton Klan Kosova.
Ky projekt muzikor është i vetmi bashkëpunim në albumin e saj “Natural Causes”.
“Dua që të gjithë t’i nxjerrin kuptimet e tyre nga Natural Causes”, ka deklaruar këngëtarja në një prononcim në faqen e saj zyrtare në internet.
“Muzika është e hapur për interpretime. Shpresoj që njerëzit janë të inspiruar për të gërmuar brenda vetes së tyre dhe të kuptojnë se kush në të vërtetë duan të jenë”.