Lajmet e fundit

Bashkëpunimi i shumëpritur i Beyonce dhe Coldplay tashmë është lançuar.
Me titullin “Hymn For The Weekend” artistët kanë zgjedhur të sjellin këtë bashkëpunimin, i cili pritet të kthehet në himnin e fundjavave.
Një ditë më parë grupi ka publikuar vetëm versionin audio të këngës duke premtuar se së shpejti në youtube do të jetë edhe në format video, njofton tvklan. “Hymn For The Weekend” është pjesë e albumit të ri të bandës britanike, me titull “A Head Full Of Dreams” dhe që do të dalë në treg më 4 dhjetor.