Lajmet e fundit

Ylli adoleshent Shawn Mendes, sapo e ka publikuar këngën e re “I Know What You Did Last Summer” me anëtaren e Fifth Harmony, Camila Cabello.
Këngëtari 17 vjeçar dhe vajza 18 vjeçare ka kohë që e kanë paralajmëruar këtë këngë, dhe po ashtu kanë qenë subjekt i thashethemeve se janë në lidhje dashurie për ca muaj.
“Camila dhe unë jemi “ushqyer” me këtë këngë për një kohë të gjatë, dhe është pak e çuditshme që do të publikohet sonte. Shpresoj se do t’ju pëlqejë haha #IWYDLS”, ka qenë postimi i Shawn para publikimit.