Lajmet e fundit

Enca Haxhia e ka publikuar këngën dhe klipin e shumëpritur, të titulluar “Call me Goddess”, transmeton Klan Kosova.
“Asnjëhere më parë nuk kam qenë kaq nervoze dhe e emocionuar për një projekt. Shpresoj të ju pëlqejë!”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social Instagram.
Haxhia po ashtu me anë të një postimi e ka sqaruar edhe domethënien e fjalës Goddess:
“Një grua e cila është në proces të të mësuarit për të ditur, pranuar dhe dashur veten në të gjitha nivelet, Mendjen, Trupin dhe Shpirtin. Një grua që, meqë fokusohet në rritjen personale dhe ndërgjegjësimin e vetes, përjeton një jetë të mbushur gjithnjë e më shumë me paqe, dashuri, hare, pasion dhe argëtim.
Një grua e cila e kupton që ajo ka kapacitete të palimituara për ta bërë jetën e saj çfarëdo që ajo do. Një grua që është inspiruar për t’i dhënë atyre rreth saj për shkak të sensit të saj mirënjohës dhe begatisë".
Kënga është rritmike dhe veçse ka filluar t’i grumbullojë klikimet e para në Youtube.