Lajmet e fundit

Është publikuar projekti më i ri muzikor “Bermuda” nga Tuna, njofton Klan Kosova.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Mixey derisa për tekstin janë përkujdesur reperi BimBimma në bashkëpunim me Mixey.
Përveç botës së muzikës, Tuna së fundmi është në shënjestrën e medieve online, në lidhje me një shtatzëni të mundshme me të dashurin e saj Patris Berisha, gjë për të cilën nuk është konfirmuar ende asgjë nga ana e çiftit.