Lajmet e fundit

Mbrëmë si pjesë e aksionit për evakuim të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë dhe gazetarëve në njësinë speciale kanë qenë edhe tre pjesëtarë shqiptarë.
Të tre kanë pësuar lëndime të rënda, Llokman Selimi nga Haraçina i cili njëherit ka qenë edhe si shef njësie brenda forcave speciale si dhe F.L nga Shkupi e A.Z nga Tetova që të tre pjesë e njësisë speciale për intervenim të shpejtë.
Imazhet të cilat i ka siguruar Agjencia e lajmeve Zhurnal nga spitali flasin se të tre pjesëtarët shqiptarë të njësisë speciale janë në gjendje të mirë shëndetësorë edhe pse të lënduar në masë të madhe dhe me qepje në kokë e disa pjesë tjera të trupit, raporton Zhurnal, përcjellë Klan Kosova.