Lajmet e fundit

Paraqitjet e mira të Mykhaylo Mudrykut u kanë rënë në sy ekipeve më të famshme evropiane.
E për ta shmangur konkurrencën, PSG-ja po përgatit një ofertë të çmendur për drejtuesit e Shakhtar Donetskut.
Parisienet kanë gati 100 milionë euro për shërbimet e mesfushorit Mudryk, sipas mediave ndërkombëtare.
Kampioni francez planifikon që Mudrykun ta transferojë që në merkaton e janarit.
21-vjeçari kërkohet edhe nga dy ekipet e Premier Ligës, Arsenali dhe Manchester City. /Klankosova