Lajmet e fundit
Tekniku gjerman pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga Parc des Princes gjatë verës, pasi ka fituar garën me shumë emra tjerë të cilët kërkoheshin nga parisienët

Bayern Munich, Arsenal dhe Chelsea u munduan ta transferojnë, por me sa duket zgjedhja përfundimtare e Tomas Tuchel do të jetë Paris Saint-Germain.
Lajme nga burime të ndryshme konfirmojnë se ish-trajneri i Borussia Dortmund pritet të konfirmohet në Parc des Princes në fund të sezonit.
Trajneri gjerman shijoi një vit pushimi pas shkarkimit nga Dortmund në maj, por do ta rinisë nga kryeqyteti francez.