Lajmet e fundit
Gjiganti francez ka hequr dorë nga interesimi për blerjen e gardianit të milanezëve dhe tani është duke shikuar mundësinë e transferimit të brazilianit të Roma

Paris Saint-Germain nuk është më i interesuar për gardinain e Milan, Gianluigi Donnarumma, dhe tani përcjell Alisson Becker të Roma.
Skuadra parisiene është gati të paguajë 50 milionë euro për brazilianin që ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në Stadio Olimpico.
Çmimi mund t’i rritet edhe më shumë nëse bën paraqitje të mirë me Brazilin në Kupën e Botës.
Por tek PSG janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë për portierin pasi i interesuar për të është dhe Real Madrid.